2007-02-06 17:15:22

Në Mekë vendoset e ardhmja e palestinezëve.


(06.02.07 RV)RealAudioMP3 Takohen sot në Mekë krerët palestinezë të Hamasit dhe Al Fatahut. Objektivi i mbledhjes, e cila zhvillohet me ndërmjetësimin e mbretit të Arabisë Saudite, Abdallah, është arritja e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Presidenti palestinez Abu Mazen ka deklaruar se “nëse dështojnë bisedimet në Mekë, ndërmjet palestinezëve do të fillojë lufta civile”.
Hapi i dytë i përpjekjeve dipllomatike është një takim ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, që do të zhvillohet më 19 shkurt në Jeruzalem. Në Qytetin e Shenjtë do të mblidhen sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs, kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Abu Mazen.


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përfunduar sot me vizitën në Kuvajt, turneun në disa vende të Lindjes së Mesme. Presidentja e turnit e Bashkimit Evropian ka deklaruar se dyert për një raund të mundshëm bisedimesh me Iranin për programin e tij bërthamor, mbeten të hapura. Merkel përjashtoi “opcionin ushtarak” kundër Republikës Islamike.








All the contents on this site are copyrighted ©.