2007-02-03 13:29:22

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 5-të gjatë vitit kishtar “C". Të gjithë Zoti i thërret : edhe atë që nuk dëgjon!


(03.02.07. RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të liturgjisë së dielës, këtë herë do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik.
Liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele vijon me temën e kumtimit të Ungjillit e të ndjekjes ( ecjes gjurmëve) të Jezusit. Tema kryesore e Fjalës së Zotit të kësaj së diele është ajo e thirrjes, sikur do të dëgjojmë në tri leximet biblike. Fjala e Zotit e kësaj së diele na ndihmon të kuptojmë se si në planin e Zotit, në planin e dashurisë së tij, gjenë vend të rëndësishëm impenjimi i njeriut, bashkëpunimi i tij në përhapjen e mesazhit të shpëtimit.
Hyji ka dashur që Fjala e tij të përhapej në saje të bashkëpunimit të njeriut. Para kësaj përgjegjësie të madhe, reagimi i parë i çdo njeriu duket se është i përbashkët: peceptimi i paaftësisë, i papërshtatëmërisë personale për një mision kaq fisnik e të lartë. Kështu ishte për Izainë profet, i cili e konsideron veten “njeri me buzë të papastërta”, e Pali pohon, “unë jam më i vogli ndër apostuj; unë nuk jam i denjë as të quhem apostull”. Po kështu edhe Pjetri, para fuqisë së fjalës së Mësuesit Hyjnor, nuk mundi të bëj asgjë tjetër përpos se të rishqyrtojë gjendjen personale prej mëkatari.
Vetëm hiri i Zotit që na dhurohet falas, mund të na ripërtijë brendinë e zemrës e të shpirtit e të na bëjë të aftë të jemi atë çka nuk do të kishim menduar kurrë të bëhemi e të jemi. Thirrja është të mos kemi frikë, sepse me Zotin gjithçka është e mundur në jetë. Thirrja e Zotit nuk është vetëm për të ndjekur rrugën e jetës meshtarake e rregulltare, por që të gjithë të bëhemi e të jemi bijë të Zotit, të krishterë të vërtetë. Kisha është e tërë misionare po sot ka pak misionarë, Kisha është e tërë apostolike po mjerisht ka shumë pak apostuj. Këndej të gjithë, priftërinjë, rregulltarë, rregulltare e besimtarë jemi të thirrur prej Zotit t’ia kumtojmë me fjalë e me jetë dashurinë e Tij hyjnore çdo personi, botës mbarë. Thirrja e Zotit është dhuratë: e këte nuk duhet ta harrojë çdo person i thirrur. Nëse duam më shumë thirrje, secili le ta jetojë thirrjen personale. Nëse duam më shumë apostuj, secili ta jetojë pjesën e vet të apostullimit. Me pak fjalë: të bëhemi e të jemi më të krishterë e atëherë do të jetë më lehtë ta dëgjojmë zërin e Jezusit e ti përgjigjemi thirrjes së Tij. Tani ti dëgjojmë leximet biblike të dielës së 5-të gjatë vitit, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik RealAudioMP3 e pastaj komentin apo homelinë nga don Arian Shkurti nga TiranaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.