2007-02-03 15:15:30

Benedikti XVI do të kryesojë të gjitha ritet e Triditshes së Pashkëve.


(04.02.2007 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI do ta kryesojë edhe sivjet Meshën e së Dielës së Larit, që do të kremtohet më 1 prill si dhe të gjitha ritet tjera të Triditshes së Pashkëve. Të Enjten e Madhe, më 5 prill, Ati i Shenjtë do të kryesojë dy kremtime: paradite, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Meshën e Bagmit, ndërsa pasdite, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, Meshën e Darkës së Mbrame të Zotit. Të premten, më 6 prill, në bazilikën e Vatikanit Papa do të kremtojë Mundimet e Krishtit. Në mbrëmje do të jetë në Koloseo ku në orën 21. 15 do të kryesojë Udhën e Kryqit. Të shtunën, me 7 prill, do të kryesojë natën e lutjes në Bazilikën e Vatikanit, duke filluar nga ora 22. Të Dielën e Pashkëve, pastaj, do të kremtojë Meshën solemne në Sheshin e Shën Pjetrit që do të transmetohet përmes mondovizionit. Pas kremtimit, do të japë Bekimin ‘Urbi et Orbi’ – ‘Romës e Botës’.







All the contents on this site are copyrighted ©.