2007-02-03 15:16:09

Abati benediktin hungarez i Panonhalmës e mbron Kishën nga akuzat për bashkëpunim me sigurimin komunist.


(04.02.2007 RV)RealAudioMP3 “Ata që akuzojnë Kishën, gabohen kur merren vetëm me hjerarkinë, sepse Kisha e krishterë përbëhet nga të gjithë besimtarët”. Këtë theksoi të dielën e kaluar atë Aztrik Varzegi, abat benediktin i Panonhalmës dhe historian i Kishës. Abati bëri këto ditë një deklaratë në mikrofonin e programit hungarez të Radio Vatikanit lidhur me priftërinjtë që kanë bashkëpunuar me regjimin komunist. Udhëheqësit fetarë – shpjegoi abati – e patën tepër të vështirë t’i shërbejnë si duhet Kishës së Krishtit, sepse, siç dihet mirë nga të gjithë, ishin të rrethuar në të katër anët me manipulatorë. Jemi krenarë për shenjtorët e për heronjë tanë, që vuajtën në heshtje, në sa kërkojmë falje për ata që, të kërcënuar, u detyruan të bashkëpunojnë me regjimin. Por – kujtoi abati – tashmë ka lindur një brezni e re, me ndërgjegje të pastër, që dëshiron ta nxjerrë në shesh të vërtetën mbi të kaluarën, e sigurtë se “Kisha katolike është Kishë e martirëve, jo e bashkëpunëtorëve të sigurimit”. Problemi i vërtetë – shton abati në një intervistë botuar në numrin e fundit të “Inside The Vatican” pas rastit të imzot Vielgush – nuk është të gjinden fajtorët, por të kuptohet mirë e vërteta”. Komunizmi krijoi njerëz me shpirt të sëmurë. E shoqëritë e Evropës Lindore vijojnë të vuajnë nga kjo sëmundje. Detyra jonë është ta sqarojmë mirë të kaluarën, për të jetuar një ardhmëri më të denjë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.