2007-02-02 19:01:36

Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare mbi planin e Ahtisarit.


(02.02.07 RV) RealAudioMP3 Bashkësia ndërkombëtare u ka kërkuar serbëve dhe shqiptarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me kompromis mbi të ardhmen e Kosovës. Në këtë sens, kanë qenë deklaratat e sotme të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, të presidencës gjermane të turnit dhe të komisarit për zgjerimin, Oli Rehn.
SHBA-të i konsiderojnë sugjerimet e Ahtisarit, “të drejta dhe të ekuilibruara”. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shon MekKormak deklaroi se kemi të bëjmë me “një plan për një Kosovë të qëndrueshme, të begatë dhe multietnike”.
Ndoshta ka ndryshuar disi edhe qëndrimi rus mbi Kosovën. Moska është e vetëdijshme se pikëpamja e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është e papranueshme, kështu që vendimi përfundimtar i Rusisë për statusin e Kosovës do të varet nga marrëveshja me Shtetet e Bashkuara mbi problemet tjera, shkruan e përditshmja "Nezavisnaja Gazeta".







All the contents on this site are copyrighted ©.