"Pavarësi" pa e përmendur fjalën: ky është plani i Ahtisarit për Kosovën.
(02.02.07 RV)Ahtisaari i dorëzon
Beogradit e Prishtinës planin mbi statusin e Kosovës dhe shpjegoi strategjinë e fazës
përfundimtare që do të çojë deri në përpilimin e planit përfundimtar që do ti dorëzohet
Këshillit të Sigurimit.Kryenegociatori i OKB-së, Marti Ahtisari ilustroi planin
e tij për Kosovën, para serbëve në Beograd dhe kosovarëve në Prishtinë. Ai u dorëzoi
autoriteteve 58 faqe, "rezultat i negociatave intensive një vjetore me palët", siç
tha ish-presidenti finlandez. Kënaqësi nga ana e shqiptarëve. Krejt ekipi negociator
e autoritetet qeveritare, në një konferencë shtypi, u treguan të kënaqur, pasi siç
tha edhe presidenti Fatmir Sejdiu, pavarësia e Kosovës përmbahet në elementet e paraqitura
nga plani i Ahtisaarit. Rruga drejt saj është e hapur, pavarësisht se Ahtisari, në
konferencën e tij për shtyp, nuk përmendi asnjëherë fjalën “pavarësi”. Por pikërisht
për të njëjtën arësye, propozimi nuk u pëlqen serbëve. Presidenti serb Tadiç, pas
takimit me Ahtisaarin, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës do të ishte një precedent
i rrezikshëm e nuk do të sillte stabilitetin në rajon, prandaj është e papranueshme. Ahtisari
u ka sqaruar serbëve dhe kosovarëve se tani duhet të paraqesin propozime konstruktive
për ndryshime. Konsultimet e para do të mbahen më 13 shkurt në Vienë e duhet të përfundojnë
në fund të muajit. Vetëm atëherë, Ahtisari do ta paraqesë propozimin për statusin
para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili ka fjalën e fundit për miratimin e tij.
Të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga Prishtina... Propozimi i Martti
Ahtisaari për statusin e Kosovës, ka ngjallur reagime unanime të faktorëve relevant
ndërkombëtar, të cilët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme propozimit dhe sugjerimeve
të tij për procesin në vazhdim Ipeshkëvi Katolikë i Kosovës imzot Dodë Gjergji
flet për një fazën e fundit të procesit që do të realizojë aspiratat e popullit
të Kosovës..