2007-02-01 18:54:05

U hap në Paris kongresi botëror kundër dënimit me vdekje.


(01.02.07 RV) Që sot e deri më 3 shkurt zhvillohet në Paris kongresi botëror kundër dënimit me vdekje. Kongresi organizohet nga Koalicioni kundër dënimit me vdekje, organizëm ndërkombëtar i krijuar nga Bashkësia e shën Egjidit, prej vitesh në vijën e parë të frontit për arritjen e heqjes së këtij dënimi nga legjislacioni i të gjitha shteteve të globit.
Po sot, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të nënshkruar nga partitë popullore, socialistët, liberalët dhe të majtët, në të cilën ripohohet qëndrimi kundër dënimit me vdekje “në të gjitha rastet dhe në të gjitha rrethanat”.







All the contents on this site are copyrighted ©.