2007-02-01 15:55:38

Dialogu ndërmjet kulturave e feve është nevojë jetike për kohët tona: këtë i kujtoi Papa Fondacionit për studim e dialog ndërfetar e ndërkulturor.


(01.02.2007 RV)Fondacioni, organizëm ndërmjet themeluesve të të cilit është edhe kardinali Jozef Ratzinger, kryesohej nga princi Hassan i Jordanisë dhe metropoliti Damaskinos, i cili i dhuroi Papës tre librat e shenjtë të tri feve që adhurojnë një Zot të vetëm: Besëlidhjen e Vjetër, Besëlidhjen e Re dhe Kuranin. Papa vuri theksin mbi nevojën e një dialogu të vërtetë, të guximshëm, durimtar e ngulmues, që respekton ndryshimet, merr forcë nga lutja e ushqehet nga përvoja e të gjithë atyre që besojnë në Zotin. Studimi e dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor – vërejti Papa – nuk janë diçka që mund të bëhet ose mund të mos bëhet. Janë nevojë jetike e kohëve tona. Duke kujtuar, më pas, dokumentin konciliar “Nostra Aetate”, Ati i Shenjtë nënviozoi se hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët janë të thirrur për të kujtuar e për të forcuar lidhjet që i bashkojnë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.