2007-01-31 18:02:14

Ipeshkvijtë e Brazilit përgatisin besimtarët për takimin me Papën në majin e ardhshëm.


(31.01.07. RV)RealAudioMP3 Ipeshkvijtë e Brazilit botuan për këtë qellim një material ndihmës. Materiali do të shërbejë edhe për të ndjekur punimet e Konferencës së pestë të përgjithshme të episkopatit latino-amerikan e të Karaibeve, që do të mbahet në Aparecida nga 13 deri më 31 maj 2007. Materiali ndihmës, i bazuar mbi liturgjinë e Pashkëve, është i pasur me reflektime për çdo ditë të muajit dhe ka për qëllim t’i ndihmojë ipeshkvijtë dhe besimtarët t’i ndjekin më mirë diskutimet mbi temat e zgjedhura për takimin e madh me Atin e Shenjtë. Teksti do të shpërndahet ndër dioqezat, famullitë dhe libraritë e Brazilit, për t’u krijuar të gjitha bashkësive, seminareve e familjeve mundësinë ta lexojnë e të parapërgatiten sa më të mirë për dy ngjarjet e mëdha, që konsiderohen si hir i Zotit për Kishën e për vendin dhe pritet të japin fryte të begata.







All the contents on this site are copyrighted ©.