Ditë lutjeje në Bruksel, në gjirin e institucioneve evropiane.
(30.01.07 RV) E sotmja qe një ditë lutjeje e reflektimi në gjirin e institucioneve
evropiane në Bruksel, udhëhequr nga fratel Aloisi, eprori i Bashkësisë ekumenike të
Tezèsë, me ftesën e Komisionit të episkopateve të Bashkimit Evropian. “Dialogu ndërkulturor
e ndërfetar, i cili është një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen e Evropës, do
të jetë një nga përparësitë e mandatit tim, premtoi presidenti i Parlamentit evropian,
Hans-Gert Pëtering. Sot paradite, pas lutjes në Kapelën e Ringjalljes, është zhvilluar
një takim me të rinjtë mbi temën “Jeta juaj ka vlerë për Evropën”. Të dëgjojmë dëshminë
e një shqiptari të pranishëm në takim. Flet në mikrofonin e Radio Vatikanit, Joan
Lena
Në mbrëmje,
në katedralen e Brukselit, zhvillohet një lutje e përbashkët me përfaqësuesit e feve
të tjera, udhëhequr nga kardinali Godfrid Danills. Qëllimi është që njerëzit të sensibilizohen
mbi faktin se uniteti i vlerave të krishtera mund të ndihmojë unitetin politik të
kontinentit.