2007-01-29 17:38:40

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës.


(29.01.2007 RV)Martiriologu Jeronimian e kujton më 29 janar. Sipas gojëdhënës, nga e cila kemi katër variante, Kostanci u arrestua dhe u hoq zvarrë para konsullit Luçio gjatë persekutimit të Antoninit. Pasi u rrah mizorisht me kamzhik, u mbyll së bashku me disa shokë në një stufë të madhe të ndezur, prej nga doli mrekullisht i paprekur. U flak rishtas në burg, ku me sjelljen e tij shembullore, ia doli t’i kthejë në fenë e Krishtit rojet, që e ndihmuan të ikte. U strehua në shtëpinë e një farë Anastasi, edhe ky i krishterë, por u arrestua përsëri. U martirizua pranë Kishës së Trivios, në zonën e Folinjos, ku shërbente. Kisha u shemb rreth vitit 1527, po fusha ku derdhi gjakun për Krishtin vijon t’ia ruajë emrin. Quhet edhe sot e kësaj dite ‘Fusha e Shën Kostancit’.Pas martirizmit, reliket e shenjtit u mbartën në Perugja e u varrosën në vendin mbi të cilën më pas u ngrit katedralja e qytetit italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.