2007-01-29 18:41:36

Kamikaze në Eliat të Izraelit. Kryeministri izraelit premton luftë.


(29.01.07 RV) Një kamikaze është hedhur në erë në qytezën Eliat në Detin e Kuq, duke shkaktuar vdekjen e tre të tjerëve. Sulmi i parë pas 9 muajsh në territorin izraelit, është i pari që ndodh në Eliat, afër kufirit me Egjiptin dhe Jordaninë. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë dy grupe militante palestineze, Xhihadi Islamik dhe Brigadat e Martirëve Al-Aqsa. Izraeli do të fillojë një luftë të pamëshirshme kundër terrorizmit, premtoi kryeministri izraelit Olmert, pas ngjarjes.
Edhe mbrëmë kanë vazhduar luftimet e armatosura ndërmjet fraksioneve të Hamasit dhe Fatahut në Rripin e Gazës. Bilanci i viktimave gjatë katër ditëve të fundit ka arritur në 30 persona. Ndërkohë, liderët e të dyja palëve e kanë mirëpritur ofertën e Mbretit të Arabisë Saudite për t'u takuar në Mekë, por nuk është caktuar një datë konkrete.







All the contents on this site are copyrighted ©.