300 militantë islamikë janë vrarë në Irak e lajme të tjera.
(29.01.07 RV)Zyrtarët irakianë kanë deklaruar se forcat irakiane dhe
ato amerikane kanë vrarë rreth 300 militantë, për të cilët dyshohej se kanë përgatitur
sulme gjatë festivalit shiit të Ashuras. Ndër viktimat nga përleshja e djeshme në
Nazhaf, edhe kreu i një grupi ekstremist shiit që quhet “Mahdi”.
Policia
e Turqisë ka arrestuar më shumë se 40 njerëz, që dyshohen për lidhje me rrjetin
Al Kaida. Mediat turke raportuan se operacioni i arrestimeve simultane është zhvilluar
në pesë krahina të vendit.
Do të jetë Gana, shteti që do të udhëheqë
Bashkimin Afrikan në vitin 2007. Kështu vendosën 53 anëtarët e organizatës të
mbledhur në Adis Abeba të Etiopisë, duke shkaktuar protestat e Sudanit, të cilit i
ishte premtuar posti një vit më parë. Qeveria e Khartumit u përjashtua për shkak të
krizës së Darfurit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut.