2007-01-27 17:16:48

Në Meksikë do të ndërtohet Shenjtërorja e Martirëve.


(28.01.2007 RV)Kryedioqeza meksikane e Guadalaharës do t’i rifillojë punimet më 5 shkurtin e ardhshëm, në festën e Shën Filipit të Jezusit, martiri i parë meksikan. Me këtë rast do të kremtohet një Meshë solemne, e cila do të theksojë edhe më shumë nevojën e kësaj shenjtëroreje. Së pari, për të nderuar kujtimin e martirëve; së dyti, për ta mbajtur gjallë praninë e tyre në gjirin e popullit të Zotit e, së fundi, për të pasur një mjedis të denjë që t’i zërë të gjithë besimtarët, të cilët duan të marrin pjesë ndër kremtimet mëdha të Kishës. Shenjtërorja e re do të zërë rreth 12 mijë vetë, pa llogaritur tremen e madhe dhe sheshin e gjërë që ka përpara. Kështu mund t’u krijojë mundësinë e pjesëmarrjes rreth 50 mijë vetëve brënda e jashtë kishës. Shenjtërorja do të ketë karakter kombëtar e do t’u kushtohet Gjithë Shenjtorëve, të Lumëve e Martirëve meksikanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.