2007-01-27 13:08:49

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të gjatë vitit kishtar “C”. Krishti na bindë përmes dashurisë e jo me mrekullira!


(27.01.07 RV) RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 4-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik.
Leximet biblike të dielës së 4-të gjatë vitit na shpiejnë në temën e fortë të “profecisë”. Jezu Krishti është profeti i vërtetë që kumton dhe realizon shpëtimin e Zotit në të gjithë e për të gjithë ata njerëz që e dëgjojnë me dashuri dhe e ndjekin konkretisht në udhën e jetës.
Jezu Krishti është më shumë se një profet. Ai jo vetëm që folë në emër të Zotit, por është vetë Zoti që flet përmes Tij. Në sinagogen e Nazaretit, sikur dëgjojmë nga pjesa ungjillore e kësaj së diele nga Luka (Lk 12,31-13,13), delë në pah ‘pretendimi’ i tij: Jezusi paraqitet dhe shfaqet porsi Ai në të cilin gjejnë plotësim profecitë e vjetëra. Ungjilli i kësaj së diele tregon për reagime të ndryshme ndaj Jezusit. Herë herë janë reagime të dhunshme, herë tjera reagime refuzimi, që nuk duan të njohin në Të praninë e Zotit.
Banorët e Nazaretit e refuzojnë Jezusit. Edhe sot, ka njerëz që e refuzojnë e ka njerëz që janë të tërhequr, të mahnitur nga Ai. Para personit të Jezu Krishtit Zoti kemi reagime të ndryshme e të kundërta: nga mrekullimi tek indijata. Ungjilli i kësaj së diele na pyet edhe ne: çfarë kërkojmë ne nga Krishtit Zot?! Të bëj mrekullira edhe në jetën tonë, siç kërkojnë banorët e Nazaretit, duam që planet e Zotit ti përshtaten dëshirave e synimeve tona. Jezusi flet për Hyjin që Atë që përkujdesët për lumturinë e vërtetë të çdo njeriu dhe na propozon udhën e jetës, udhën e Ungjillit përmes së cilës ne mund të bëhemi e të jemi krishterë të vërtetë. Krishti nuk do të na mrekulloi por të na shpëtoi.
Ti dëgjojmë leximet biblikeRealAudioMP3 e pastaj komentin nga dom Arian Shkurti nga TiranaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.