2007-01-27 17:16:57

Gjendja e të krishterëve në Irak është dramatike.


(28.01.2008 RV)Një dëshmi për situatën e bashkësisë së krishterë irakiane, që lufton çdo ditë për t’i bërë ballë kushteve të rënda të jetesës, e sjell Mari-Angjë Zibreht, drejtuese e seksionit Afrikë-Azi pranë lëvizjes ‘Ndihmë për Kishën që vuan’. Pas kthimit nga udhëtimi i saj i fundit në Irak, Mari-Angjë thekson se situata është keqësuar shumë në krahasim me atë të vitit 2003. Shpresat bëhen gjithnjë më të pakta e njerëzve s’u ka mbetur tjetër, veçse t’i kërkojnë ndihmë Zotit, duke u lutur për ditë më të mira, që s’po duken ende në horizontin e këtij vendi të martirizuar. Nuk mund t’i lemë të vdesin kështu – ngre zërin përfaqësuesja e ‘Ndihmë për Kishën që vuan’ dhe shton: “Seminaristët e Bagdadit janë larguar nga qyteti për arsye sigurie. Disa meshtarë janë sekuestruar gjatë valëve më të egra të ushtrimit të dhunës. Ndërsa mijëra të krishterët e kryeqytetit vijojnë të jetojnë nën terror, nën kërcënimin e vazhdueshëm të integralistëve myslimanë. E megjithatë përballojnë çdo rrezik të mundshëm, kur është fjala për të shkuar në Kishë e për të ndjekur Meshën shenjte. Pothuajse gjysma e të krishterëve irakianë është larguar nga vendi, ndërsa Lëvizja e themeluar nga Atë van Straaten, që shtrihet edhe në Siri, Jordani e Turqi, vijon t’u qëndrojë pranë, duke dërguar ndihma materiale e shpirtërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.