2007-01-26 19:51:57

“Kosova e qeverisur nga BE-ja” Plani i ndërmjetësuesit të OKB-së: jo më nën Serbi por as e pavarur!


(26.01.07. RV)Ahtisaari i prezanton Grupit të Kontaktit planin e vet për Kosovën. Flitet për një pavarësi të “kontrolluar” apo të “kushtëzuar”t. Negociatori i OKB-së Martti Ahtisaari i ka paraqitur sot në Vjenë përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit (SHBA-së, Rusisë, Gjermanisë, Britanisë Madhe, Italisë e Francës) planin e tij mbi të ardhmën e statusit të Kosovës. Mbledhja është mbajtur në një vend sekret e zyrtarisht nuk do ti bëhët e ditur publikut. Propozimet që përmbahen në planin e Ahtisaarit i dorëzohen përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit (drejtorëve të zyrave të Evropës jug lindore në ministritë e jashtme përkatëse ), për tu paraqitur pastaj më vonë personalisht e zyrtarisht nga Ahtisaari para publikut më 2 shkurt. Me këtë datë ish-presidenti finlandezë do të paraqesë planin e vet në Prishtinë e në Beograd për një zgjidhje të çështjes së Kosovës.
Sipas hiptezave që qarkullojnë në Vjenë, plani mund të parashikojë e këndej të përmbajë për Kosovën një lloj pavarësie të “kontrolluar” apo të “kushtëzuar”. Pas paraqitjes së planit të Ahtisaarit janë parashikuar komentet e dy kryeqyteteve, Prishtinës e Beogradit e nuk përjashtohen edhe negociata të tjera e të reja të palëve në Vjenë. Dhe vetëm atëherë, Ahtisaari do ti paraqesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së propozimet e veta përfundimtare mbi statusin e Kosovës. Pikëmapjet janë diametralisht të kundërta: Prishtina shikon vetëm pavarësinë si parim e vendim të pranueshëm, Beogradi inziston që Kosova të mbetët pjesë e territorit të vet e ofron në shkëmbim një autonomi të gjërë. Kryeministri I Kosovës Çeku pohoi se “ s’ka arsye për shtyrje tjetër të përcaktimit të statusit”.Po të dëgjojmë si kanë reaguar Kosovarët në shërbimin e Rabie Ibrajt nga PrishtinaRealAudioMP3 ….








All the contents on this site are copyrighted ©.