Ekonomi e pranueshme dhe ekologjike në qendër të Forumit të Davosit.
(25.01.07 RV) Ekonomi që të mbështetet mbi nevojat reale të njerëzve dhe të
jetë ekologjikisht e mundshme: ky është thelbi i Forumit Ekonomik Botëror që u hap
në Davos të Zvicrës. Fjalimi i parë i rëndësishëm qe ai i kancelares gjermane Angela
Merkel, e cila i kushtoi vëmendje burimeve energjitike dhe mbrojtjes së klimës. Ndërkaq,
përfundoi me një maratonë në Kenia, Forumi Botëror Shoqëror. Pjesëmarrësit vrapuan
për të drejtat themelore të të gjithë njerëzve, edhe të atyre që jetojnë të braktisur
nga shoqëria. Forumi qe i rëndësishëm, pasi për herë të parë, mblodhi një numër të
konsiderueshëm pjesëmarrësish, që folën kryesisht për problemet afrikane. Tani duhet
menduar se si mund të vihen në jetë të gjitha idetë që u hodhën gjatë punimeve.
Një
autobombë që shpërtheu në qendër të Bagdadit, shkaktoi sot 20 të vdekur e 18 të
plagosur. Ndërkaq, komanda amerikane ka lajmëruar se janë vrarë 30 rebelë në zona
të ndryshme të vendit. Në qytetin e Mosulit, policia ka gjetur edhe trupat pa jetë
të 52 personave.