2007-01-24 18:05:33

U paraqit sot Raporti i FAO-s 2006 mbi “Gjendjen e ushqimit dhe të bujqësisë”.


(24.01.2007 RV)Sipas Raportit të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë “Një treta e ndihmave ushqimore nuk arrin aty ku duhet”.
FAO i thotë ‘jo’ ndihmave në natyrë, me përjashtim të ndihmave të emergjencës në rastet e krizave humanitare dhe të thatësirave kronike. Ndërsa i thotë ‘po’ ndihmave në para ose në kupona me vlerë ushqimore. Kjo është receta - paksa e çuditshme - që propozon FAO në Raportin 2006 për shpërndarjen sa më të frytshme të ndihmave humanitare, të cilat sot arrijnë deri në 10 milionë tonelata në vit, me një vlerë vjetore prej 2 milardë dollarësh e me qellim që të shuajnë urinë e 200 milionë njerëzve nevojtarë në botë. Po pse një propopzim i tillë? Sepse, siç pohon drejtori i përgjithshëm i FAO-s, dyshohet se ndihmat në natyrë ndikojnë negativisht si mbi prodhuesit, ashtu edhe mbi tregjet e vendeve ku shkojnë, pa kujtuar pastaj se gjysma e vlerës shpenzohet për transport e se shkaktojnë edhe çekulibrimin e tregtisë ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.