2007-01-23 17:46:53

“Një jetë me Karolin” – nesër në libraritë italiane do të dalë libri i kardinalit Dziwisz, që tregon për vitet pranë Gjon Palit II.


(23.01.2007 RV)Është dëshmi e pashembullt për të kuptuar figurën e jashtzakonshme të Gjon Palit II: kështu u paraqit libri “Një jetë me Karolin”, botuar nga Rizzoli, fryt i një bisede të vatikanistit Gjan Franko Sviderkoski me kardinalin Stanislao Dgjivish, për 40 vjet me radhë sekretar personal i Papës Vojtila. Vëllimi, që do të dalë nesër në libraritë italiane, tregon jetën e përditshme të Gjon Palit II, shtegtimet e tij apostolike, orët e gjata kaluar në lutje dhe sëmundjen e jetuar si një realitet që duhej pranuar e duhej treguar pa asnjë ndrojtje. Eshtë, pra, libër në të cilin, në një farë mënyre, mund ta shohim Karol Vojtilën me sytë e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.