2007-01-23 17:47:11

Në Vatikan po mbahet asambleja gjashtëmujore e ROACO-së.


(23.01.2007 RV)Sot në Vatikan u mblodh asambleja e përgjithshme e ROACO-së (Bashkimi i Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore). Takimi, që mbahet dy herë në vit, në janar e në qershor, në gjirin e Kongregatës për Kishat lindore, bashkon edhe agjensitë ndërkombëtare katolike që japin ndihmesën e tyre posaçërisht për të krishterët e Tokës Shenjte dhe të Lindjes së Mesme. Agjensitë e ROACO-së njoftohen për nevojat e kishave lindore katolike nga prijësit e këtyre kishave e pastaj harmonizojnë përpjekjet në ndihmë të tyre. Sivjet në qendër të vëmendjes janë kishat e Libanit, të dëmtuara rëndë nga lufta gjatë verës së kaluar. Agjensitë do të japin ndihmesën e tyre për rindërtimin e kishave të dëmtuara dhe të ndërtesave të tjera. Ndihma të veçanta do t’i jepen edhe Kishës greko-katolike në Rumani, që ka dalë e tronditur rëndë nga sulmi i regjimit komunist, i cili e kishte fshirë fare nga lista e institucioneve fetare. Në Rumani vëmendja do të përqëndrohet tek jeta baritore, shërbimi ndaj të varfërve, që nuk janë të paktë e, mbi të gjitha, tek rrugët më të favorshme për t’ia komunikuar Ungjillin popullit, si jashtë ashtu edhe brënda bashkësisë kishtare, me vëmendje të posaçme për të rinjtë. ROACO kujton se kumtimi i Ungjillit dhe shërbimi ndaj të varfërve janë impenjimet kryesore për të gjitha kishat.







All the contents on this site are copyrighted ©.