2007-01-22 17:47:21

Papa Ambasadorit të parë të Malit të Zi :të respektohet nevoja e konsideratës së drejtë të kërkesave objektive të praktikimit fetar të çdonjërit.


(22.01.2007 RVRealAudioMP3 Audienca e sotme pati një doemethënie të veçantë: ambasadori i ri, Antun Sbutega, është përfaqësuesi i parë i shtetit të Malit të Zi që pritet në audiencë nga Papa, pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, më 6 dhjetor 2006. “Çdo katolik është i ndërgjegjshëm për detyrat që ka ndaj shtetit, por njëkohësisht është i vetëdijshëm edhe për detyrat ndaj urdhërimeve ungjillore - theksoi Benedikti XVI, i cili vuri theksin mbi karakteristikën e Malit të Zi, si vend i privilegjuar për takimin ekumenik, që urohet nga të gjithë e që, - siç theksoi Ati i Shenjtë – në vendin ballkanik po vihet në jetë në mënyrë bindëse. Ati i Shenjtë uroi të vijohet ecja në këtë rrugë dhe të gjithë të marrin pjesë në impenjimin për të bashkuar përpjekjet në shërbimin fisnik për të mirën e njeriut.
Po sot Papa priti ipeshkvijtë e krahinës italiane Emilia Romanja
Sot paradite Papa priti në Vatikan ipeshkvijtë e Konferencës ipeshkvnore italiane të zonës Emilia Romanja, në vizitë ‘ad Limina’.
Sipas të dhënave statistikore, Emilia Romanja numron më se 4 milion banorë, të organizuar në 15 dioqeze. Ka 2700 famulli, 2300 meshtarë shekullarë, 807 rregulltarë dhe 353 diakonë të përhereshëm.

U nënshkrua Protokolli shtesor i Konkordatit ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të lirë të Bavarisë.Nënshkrimi i Protokollit, i cili rregullon disa çështje që kanë të bëjnë me mësimdhënien e teologjisë si në Fakultetin e Teologjisë katolike të universiteteve shtetërore, ashtu edhe në qendra të tjera shkollore të Bavarisë, u realizua në kornizën historike të “Pallatit të Princit Karl” në Mynih.







All the contents on this site are copyrighted ©.