2007-01-22 20:50:49

Irak:70 viktima është bilanci akoma i përkohshëm i dy atentateve në qendër të Bagdadit, në një treg.


(22.01.07. RV)Të plagosurit e kanë kaluar shifrën 140, e shumë prej tyre janë rëndë. Nga ana tjetër, një grup shiit kërcënon me vdekje 20 gazetarë dhe shkrimtarë irakianë, fajtorë se ia kanë shitur penën të huajit, sipas grupit.
Ndërkaq, presidenti amerikan Xhorxh Bush është i vendosur të mos fiksojë një kalendar për tërheqjen nga Iraku. Shumica demokratike në Kongres propozon që trupat amerikane të fillojnë kthimin brenda 4-6 muajsh. “Armiku do të ndryshonte taktikë mbi bazën e veprimeve amerikane” shpjegoi Bush vendimin e tij.

Sipas komandatit të forcave NATO në Afganistan, Dejvid Riçards duhet edhe një vit për të mundur talebanët e për të krijuar kushtet e tërheqjes nga vendi. Riçards që do ta lerë Kabulin muajin e ardhshëm, thekson për gazetën britanike “Dhë Gardian”, se vendet e Aleancës ka rrezik të mos impenjohen si duhet për vitin 2007, vit i domosdoshëm, sipas tij për të stabilizuar gjendjen në Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.