Presidenti i Shqipërisë paraqet Kodin e Sjelljes për zgjedhjet.
(19.01.07 RV) Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu bëri të ditur sot Kodin e
Sjelljes për zgjedhjet e ardhshme, të cilin ua ka shpërndarë partive, duke u kërkuar
që të shprehin publikisht miratimin dhe mbështetjen e tyre për të. Me anë të këtij
Kodi Sjelljeje u kërkohet partive të respektojnë rregullat e lojës politike, të dënojnë
dhunën dhe kërcënimet, të marrin përsipër përgjegjësitë e humbjes në zgjedhje e të
respektojnë legjitimitetin e institucioneve zgjedhore. Rreth 15 pika që në thelb,
përcaktojnë bazat e zgjedhjeve të lira e demokratike, gur prove për integrimin e Shqipërisë
në Bashkimin Evropian.