2007-01-19 17:50:52

Në takimin me një delegacion finlandez, Benedikti XVI theksoi guximin e dëshmisë së përbashkët bindëse.


(19.01.2007 RV)Bota e sotme ka nevojë për dëshminë e përbashkët dhe bindëse të ndjekësve të Krishtit: kështu u shpreh Papa sot paradite në takimin me një delegacion ekumenik ardhur nga Finlanda në ditën e dytë të Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve.Takimi i Papës me delegacionin ekumenik finlandez, tashmë tradicional, dëshmon për marrëdhëniet e mira ndërmjet katolikëve dhe luteranëve finlandezë. Madje – theksoi gjatë takimit Benedikti XVI – këto marrëdhënie janë zhvilluar në një mënyrë të tillë, që ngjall shpresa të mëdha për të ardhmen e ekumenizmit. Në Finlandë nxënësit e Krishtit luten e punojnë së bashku, duke dhënë kështu një dëshmi të përbashkët publike për vërtetësinë e Ungjillit, dëshmi bindëse, të cilën burrat e gratë e kohëve tona e kërkojnë e kanë nevojë ta shikojnë e ta dëgjojnë. Pikërisht tema e Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve – tha në vijim Papa- tregon sesi Jezusi na çliron ne të gjithëve nga shurdhëria shpirtërore, duke na bërë të aftë ta dëgjojmë fjalën e tij shëlbuese e t’ua kumtojmë edhe të tjerëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.