2007-01-19 19:57:55

Kapet zëdhënësi i Al Sadrit në Irak. Sekretari amerikan i Mbrojtjes për vizitë në Basra.


(19.01.07 RV) Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka shkuar për një vizitë të papritur në qytetin jugor irakian Basra. Gjatë vizitës së tij të dytë në Irak që prej marrjes së postit, Gejts konsultohet me komandantë amerikanë dhe britanikë për gjendjen e sigurisë.


Forcat irakiane dhe ato amerikane kanë kapur sot një pasues të shquar të klerikut shiit, Moktada al-Sadr, në Bagdad. Një person i stafit të al-Sadrit ka deklaruar se i arrestuari është Abdul-Hadi al-Darraxii, zëdhënës i mediave të Lëvizjes. Njëkohësisht, në një operacion të përbashkët që ka zgjatur një muaj, në zonën e Ramadit, forcat irakiane dhe amerikane kanë vrarë 44 guerrilas dhe kanë arrestuar 172 persona.


Izraeli i ka transferuar Autoritetit Kombëtar Palestinez rreth 100 milion dollarë. Shuma është pjesë e taksave doganore të mbledhura për llogari të palestinezëve. Deri tani, Tel Avivi nuk i kishte dhënë asgjë qeverisë së Ramallahut, sepse pas fitores së Hamasit, Izraeli deklaroi se nuk do të financonte operacionet integraliste të Lëvizjes. Edhe tani, paratë i janë dorëzuar drejtpërdrejt presidentit palestinez Abu Mazen. Izraeli ka ndalur gjithsej 660 milion dollarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.