2007-01-18 19:36:26

Përgjigje e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë për takimin mbi Kinën.


(18.01.2007 RV)Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, i pyetur nga gazetarët e kësaj Salle lidhur me takimin mbi Kinën në Vatikan, për të cilin flasin sot disa nga organet e shtypit, u përgjigj se takimi është konfirmuar e se do të mbahet të premten dhe të shtunën e ardhshme. Në përfundim të takimit do të publikohet një komunikatë – njoftoi Atë Lombardi- duke nënvizuar se Ati i Shenjtë nuk do të marrë pjesë në takimin, i cili do të kryesohet nga Sekretari i Shtetit, por se nuk përjashtohet mundësia të përshëndesë pjesëmarrësit. Drejtori i Sallës së Shtypit pohoi edhe se kryeministri vietnamez ka kërkuar të pritet në Vatikan më 25 janarin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.