2007-01-18 18:41:08

Ministri i jashtëm gjerman: zgjidhje multietnike për Kosovën.


(18.01.07 RV) Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer foli sot për Kosovën para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vienë, duke mbështetur një zgjidhje multietnike për statusin e saj. Stabiliteti në zonë, sipas tij, do të arrihet vetëm kur shumica shqiptare do të gjejë një kompromis të pranueshëm për serbët e kur serbët të mos e ndjejnë veten si e vetmja pakicë, që i ka humbur të gjitha të drejtat.







All the contents on this site are copyrighted ©.