2007-01-18 20:03:22

Me 18 janar hapet Konferenca e Paqes e Parisit, dergata shqiptare ishte e udhëhequr nga imzot Luigj Bumçi.


(18.01.07 RV) Duke shlfetuar kalendarin historik të 18 janarit përkujtojmë hapjen zyrtare të Konferencës së Paqes në Paris më 18 janar të vitit 1919, organizuar nga fuqitë e mëdha fituese që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, për t’iu diktuar Vendeve të mundura kushtet e paqes dhe rindarjen e kolonive si dhe sferave të ndikimit. Rolin kryesor në këte e luajtën fuqitë e mëdha: Anglia, Franca, SHBA, Italia dhe Japonia.
Në konferencën e Paqes të Parisit u përgatiten dhe u nënshkruan pesë traktate paqeje me vendet që humben luftën: Gjeramaninë, Austrinë, Hungarinë, Bulgarinë dhe Turqinë. Në këtë konferencë ndërkombëtare u morën në konsiderim edhe pretendimet e tri monarkive fqinje të shqiptarëve fituese të luftës, Italia, Grqia e Jugoslavia ndaj Shqipërisë dhe u refuzuan kërkesat e delegacionit shqiptar, për të rishikuar kufijtë në favor të tij dhe për të përfshirë brenda tyre edhe ato territore shqiptare që ishin shkëputur më 1878 dhe më 1913.
Nga shkurti i vitit 1919 e deri në marsin e 1920, në Konferencën e Paqes në Paris u hartuan edhe disa projekte për të ardhmën politike të Shqipërisë. Në to u parashikua copëtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e Europës si shtet i pavarur e sovran, por planet antishqiptare të Koferencës së Paqes të Parisit u luftuan nga delegacioni shqiptar i kryesuar nga ipeshkëvi imzot Luigj Bumçi, i cili i kërkoi Papës Benediktit të XVI-të të ndërhyj për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi….. E pastaj u hodhën poshtë edhe nga Kongresi u Lushnjes e nga Lufta e Vlorës. Pra, vendimet e kësaj konference që ishin në dëm të kufijve të Shqipërisë, nuk u zbatuan, falë kontributit të tërë Vendit nën drejtimin e ipeshkëvit katolik shqiptar imzot Luigj Bumçit.
Kujtojmë se në vitin 1919 sekretar gjeneral i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris është P. Gjergj Fishta OFM, në krye të së cilës dërgatë ishte ipeshkvi i Lezhës, Imzot Luigj Bumçi.







All the contents on this site are copyrighted ©.