2007-01-17 19:10:51

Papa Wojtila: “Gjergj Kastrioti Skenderbeu, “mbrojtës i Jezu Krishtit”.


(17.01.07. RV)RealAudioMP3 Sot më 17 janar po e përkujtojmë figurën madhore të Gjergj Kastriotit Skenderbeut me fjalët që Papa Gjon Pali II i shqiptoi në tokën arbënore më 23 prill 1993 në aeroportin e Tiranës gjatë vizitës së tij historike. Ta dëgjojmë Papën Wojtila për SkenderbeunEshtë detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar dhe të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skenderbeun, ‘ mbrojtësin e Jezu Krishtit’, i cili mu këtë vit (1993) ka 525 vjetorin e vdekjes. Si në kohët e tija shumë të vështira, Kisha edhe sot nuk do të mungojë të ofrojë kontributin e vet të mundshëm për zhvillimin e plotë material e shpirtëror të popullit shqiptar”. (Tiranë 23 prill 1993)RealAudioMP3
Sot më 17 janar bie përvjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishtit e të krishterit të flaktë, sikur e quajtën Papët e Romës.Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet. Me Kuvendin e Lezhës më Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar – as para tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit.
Për 25 vjet me rradhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet e lufta e tij pengoi ekspansionin (shtrirjen) osman drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evorpiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes. Në qiellin shqiptar emri i Skënderbeut ka qenë një yll polar për gjithë brezat pasardhës, burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur rrugën e përparimit.
Në figurën e pavdekshme të Gjergj kastriotit Skenderbut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, atdhedashurisë, harmonisë e demokracisë. Kështu shprehet mes tjerash Presidenti i Konferencës Ipeshëvnore Katolike të Shqipërisë imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit. Ta dëgjojmë intervistën tonë më të….RealAudioMP3
E sot pasidite në Tiranë pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” është mbajtur një koferencë me temën: “Prirja europiane e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut” mbi të cilën foli prof. Willy Kamsi, ambasador i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Ja një pjesë e ligjëratës së tij… RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.