Koordinimi për Tokën Shenjte kërkon më shumë impenjim të qeverisë izraelite për zhvillimin.
(17.01.2007 RV)Ndërsa Kisha katolike universale kremtoi Ditën e dialogut hebraiko-kristian,
një delegacion i ipeshkvijve të Koordinimit për Tokën Shenjte, që po viziton këto
vise, u takua sot paradite me zevendës-kryeministrin izraelit Shimon Perez, të cilit
i kërkoi gjeste të guximshme, për t’i dhënë fund frikës që është në rrënjë të problemeve
në Tokën Shenjte. Gjatë takimit prelatët theksuan nevojën e zhvillimit ekonomik që
u garanton ardhmërinë familjeve dhe shprehën shqetësimet për Marrëveshjen themelore
ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit. Perez i siguroi se qeveria po punon për t’i
dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që duhet të përballojnë bashkësitë e krishtera
në Tokën Shenjte, të cilat jetojnë me frikën se mund të mbeten krejtësisht të izoluara.