2007-01-17 18:08:08

Irak: dje 105 viktima, sot së paku 22.


(17.01.07 RV) Gjendje gjithnjë e më e vështirë në Irak. Nuk mjaftuan atentatet e djeshme në Bagdad, të cilat kanë shkaktuar së paku 105 viktima, por sot një atentat i ri në lagjen shiite Sadr Siti, shkaktoi 15 të vdekur e 33 të plagosur. Një kamion i mbushur me eksploziv ka shpërthyer edhe në Kirkuk, duke shkaktuar 7 viktima. Ndërkaq, në Kurdistanin irakian është rrëmbyer një afarist rus.
Nga ana tjetër, ashpërsimi i dënimeve dhe ekzekutimet e fundit me vdekje kanë krijuar frikë në vend. Ish-zv.kryeministri irakian Tarek Aziz i ka kërkuar strehim politik qeverisë italiane dhe Selisë së Shenjtë. Që nga viti 2003 ai është i burgosur në Bagdad, por kundër tij nuk është formuluar akoma asnjë akuzë. Ka nevojë për kura mjekësore, të cilat nuk i jepen aty ku ndodhet.







All the contents on this site are copyrighted ©.