2007-01-16 18:27:23

Mëse 34 mijë të vdekur gjatë 2006-ës në Irak.


(16.01.07 RV) Bomba në qendër të Bagdadit. Në atentate të ndryshme kanë vdekur rreth 20 vetë. Ndërkaq, zyra e Kombeve të Bashkuara njofton se gjatë vitit 2006 janë vrarë mëse 34 mijë civilë. Nga ana tjetër, Komandanti i trupave amerikane në Irak, Xhorxh Kesi ka njoftuar arritjen e ushtarëve të parë të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e planit të ri të presidentit Bush për shtimin e sigurisë. Edhe sekretarja e shtetit Kondolica Rajs, në Arabinë Saudite, u ka kërkuar sot autoriteteve të Riadit të ndihmojnë për arritjen e paqes në vend, por ato mendojnë se kjo do të varet nga Iraku. Njëkohësisht, ata kanë frikë se plani i ri amerikan do ta tërheqë Uashingtonin nga Iraku, para se të jetë krijuar një lloj stabiliteti.


Qeveria izraelite përgënjeshtroi sot paradite lajmin se ekzistojnë bisedime të fshehta me Sirinë për një marreveshje paqeje. Sipas së përditshmes “Haaretz”, janë zhvilluar një sërë takimesh në Evropë, në periudhën shtator 2004 – korrik 2006. Në marrëveshje duhet të përfshihet edhe kthimi i Lartësive të Golanit, pushtuar nga Siria. Qeveria ka deklaruar se nuk është në dijeni të takimeve. Ndërkaq, ekziston një marrëveshje ndërmjet Sirisë dhe Irakut për dorëzimin e ish-zyrtarëve të regjimit irakian, që kanë gjetur strehim në Siri.







All the contents on this site are copyrighted ©.