2007-01-16 19:59:10

Më 17 janar 1468 ndërroi jetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, atleti i Krishtit.


(16.01.07 RV) Më 17 janar 1468 ndërroi jetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar; një nga  figurat e shquara të historisë së shek XV në plan ndërkombëtar. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në vitin 1405 në një familje të madhe feudale. Figura e Skënderbeut sintetizon një epokë të tërë të historisë kombëtare shqiptare, luftën një shekullore kundër pushtimit osman (1380-1479), për mbrojtjen e poppullit, të tokës, të lirisë e të pavarësisë së Vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.