2007-01-16 18:27:48

Hapet viti i Toskaninit, dirigjentit të madh të orkestrës.


(16.01.07 RV) RealAudioMP3 Sot, bota e kulturës kujton dirigjentin e madh të orkestrës Arturo Toskanini, 50 vjet pas vdekjes së tij në Nju Jork, më 16 janar 1957. Hapet sot një vit kremtimesh ndërkombëtare, promovuar nga Komiteti përkatës, nën kujdesin e Presidentit të Republikës Italiane. Aktivitetet do të përfshijnë shkollat, kinemanë, Italianë, SHBA-të dhe Izraelin, do të ketë ekspozita, njëra ndër të cilat mbi marrëdhëniet e maestros me Fondacionin don Karlo Njoki, seminare etj.
Sot në orën 19, Teatri Skala i Milanos hapi vitin me simfoninë “Heroike” të Beethovenit, ekzekutuar nga Orkestra Filarmonike. Viti toskanian do të mbyllet me një koncert në Teatrin Feniksi të Venedikut, ekzekutuar nga Filarmonika e Izraelit, që Toskanini e drejtoi për herë të parë në vitin 1936.
Toskanini u largua nga Italia si reagim ndaj ligjeve raciale në vitin 1938, në kohën e Musolinit. Në repertorin e tij hyjnë kompozitorë të shquar si Vagneri, Verdi, Puçini e Shtrausi. U bë i famshëm edhe për masën e gjerë në Amerikë, pas regjistrimeve historike me Orkestrën Simfonike NBC të Nju Jorkut, të cilat u transmetuan edhe në radio, me një rezultat të jashtëzakonshëm prej 10 milion dëgjuesish. Mbetet një mit, sidomos sepse afroi me muzikën klasike një publik që nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë atë.







All the contents on this site are copyrighted ©.