2007-01-15 19:07:02

Kondolica Rajs përfundoi vizitën në Egjipt niset për Riad. Sarkozi kandidat i djathë në presidencialet franceze.


(15.01.07 RV) Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolica Rajs vazhdon turneun diplomatik në Lindjen e Mesme me takimin e sotëm, gati katër orësh, në Jerusalem me kryeministrin izraelit Ehud Olmert. Në përfundim, ata kanë rënë dakord për një takim tre-palësh me liderin palestinez Abu Mazen, në një vend dhe datë për t’u caktuar. Olmert ia ka bërë të qartë sekretares amerikane të shtetit, se Izraeli nuk do të mbështesë asnjë qeveri palestineze, që nuk respekton rregullat e vendosura nga plani i paqes “road map”. Dje, Rajs i premtoi liderit palestinez Abu Mazen angazhim më të madh amerikan për një shtet palestinez. Aktualisht ajo ndodhet në Egjipt, etapa e dytë e turneut.


Ministri i Brendshëm francez, Nikolas Sarkozi është kandidati zyrtar i partisë së tij, Bashkimit për Lëvizjen Popullore, në zgjedhjet presidenciale të pranverës. Ndër pikat kryesore të programit të Sarkozit, kundërshtimi i hapur ndaj hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian. Në zgjedhjet, që do të zhvillohen më 22 prill dhe më 6 maj, Sarkozi duhet të përballojë socialisten Segolèn Ruajal.







All the contents on this site are copyrighted ©.