2007-01-15 17:29:21

Askush nuk duhet të ketë frikë nga Shpella e Betlehemit


(15.01.2007 RV)Kështu u shpreh sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone gjatë vizitës së djeshme në Shpellën e Betlehemit të pastruesve të rrugëve në Romë.
“Shpella e Betlehemit është simbol i vëllazërisë, ngrohtësisë, miqësisë, që nuk i bëjnë keq askujt” – tha dje kardinali Bertone, pasi bekoi lindjen e Krishtit në Betlehemin tradicional të pastruesve të rrugëve romake, ngritur që më 1972 brënda Ndërrmarrjes bashkiake të mjedisit. Sivjet – kujtoi kardinali - kishte edhe nga ata që u frikësuan nga Shpellat e Betlehemit, e na u duk gati-gati sikur nuk donin t’i shikonin më ndër shkolla, qytete e vende publike. Shpella e Betlehemit – shpjegoi kardinali Bertone – është kujtim për atë që beson e për atë që nuk beson, është ftesë për të gëzuar ngrohtësinë në gjirin e familjes e edhe për të krijuar marrëdhënie të mira me Zotin. Çdo simbol – tha në përfundim Sekretari i Shtetit të Vatikanit- është i bukur, e është gjë e bukur edhe të kujtosh, siç bën autori i kësaj Shpelle të Betlehemit, gjithë historinë biblike para lindjes së Zotit, dmth krejt historinë hebraike.







All the contents on this site are copyrighted ©.