2007-01-13 15:56:15

Shenjtorët e javës.


(14.01.2007 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e dytë të Kohës gjatë vitit kishtar
U përkujtua edhe festa e Shën Feliçit të Nolës dhe Shën Malakisë profet.
Nesër, e hënë, është festa e Shën Palit vetmitar, e Shën Gjonit Kalibit, murg dhe e Shën Maurit abat. Liturgjia e ditës na kujton se kemi një Meshtar të madh pranë Atit: Krishtin Zot.
Shën Marçeli, papë e martir dhe Shën Prishila, matronë romake, që do të kremtohen të martën, na nxisin të reflektojmë mbi ligjin fetar, duke na bindur se ai është në shërbim të njeriut.
Liturgjia e festës së Shën Andout abat, që do të kremtohet të mërkurën, na kujton se Krishti, pasi shëron një njeri, i fton të pranishmit të kuptojnë se duke vepruar kështu, është besnik i ligjit të së shtunës.
Të enjten e ardhshme përkujtohet festa e Shën Priskës, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin. E enjtja është edhe dita për thellimin e dialogut fetar hebraiko-kristian, ndërsa fillon Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që do të vijojë deri më 25 janarin e ardhshëm. Të ndjekim meditimet që shoqërojnë lutjen e Kishës gjatë kësaj jave:
Ditën e parë meditohet mbi fjalët e Besëlidhjes së vjetër e të Re, që na kujtojnë se në heshtjen e asgjësë Zoti e krijoi botën me fjalën e tij. Në fillim të fillimit, kur s’ishte tjetër, veç kaosi e pështjellimi, fjala e Zotit e ndërpreu heshtjen për t’i caktuar çdo frymori vendi
Të premten e ardhshme do të kremtohen Shën Gjermaniku, martir i Filadelfies, Shën Gjoni ipeshkëv i Ravenës, Shenjtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku martirë . Është Dita e dytë e Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve, që ka në qëndër të meditimit Fjalën shëlbuese të Krishtit, fuqinë e kësaj fjale, që i bën deri të shurdhërit ta dëgjojnë e t’ua kumtojnë të tjerëve.
Të shtunën, Dita e tretë e Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve do të kremtohen Shën Fabiani, papë e martir dhe shën Sebastiani, martir. Nxitemi të meditojmë mbi heshtjen e të harruarve dhe vajin e të vuajturve, duke pasur mirë parasysh se ne jemi një trup i vetëm në Krishtin e mëshirshëm. Mjerimi i disa pjesëve të trupit, nuk është thjeshtë problem i tyre, por problem i të gjithëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.