2007-01-13 15:51:24

Në takimin e episkopatit polak vendoset të sqarohet e kaluara. Koment i kardinalit Bertone.


(14.01.2007 RV)Ipeshkvijtë polakë kërkojnë të shqyrtohet veprimtaria e tyre gjatë regjimit komunist. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone, shpreh kënaqësinë e tij dhe fton që verifikimi të shtrihet edhe mbi anëtarët e partive dhe të administratës publike, por duke mos harruar t’i paralajmërojë të gjithë se duhet të ruhen nga falsifikimi i dokumentave me qëllime destabilizuese.
Të gjithë ipeshkvijtë polakë do t’i nënshtrohen verifikimit të së kaluarës së tyre gjatë regjimit komunist. Ky është vendimi që u muar gjatë takimit të jashtzakonshëm të episkopatait polak, mbledhur pardje në Varshavë. Është një përpjekje reale për transparencë, pas dorëheqjes së kryeipeshkvit të Varshavës, Stanislau Vielgush, i cili pranoi se në rini kishte bashkëpunuar me sigurimin polak. Gjatë takimit të ipeshkvijve u nënvizua se arkivet vigane të ish-regjimit, një pjesë e mirë e të cilave tashmë e manipuluar, deri tani po përdoren vetëm për sulme kundër personaliteteve kishtare.
E mbi ngjarjet që po jeton këto ditë Kisha polake, të premten pasdite foli edhe Sekretari i Shetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, gjatë vizitës në Kryesinë e Veprimit Katolik Italian. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, që i kërkuan mendimin e tij për vendimin e ipeshkvijve polakë, cardinali Bertone u përgjigj se duhet shoshitur mirë e kaluara, për t’ia dorëzuar, pastaj, të gjitha komunikimet, Atit të Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.