2007-01-12 17:32:55

18-vjetori i vdekjes së Dom Pjetër Grudës, martir i persekutimit komunist në Shqipëri.


(12.01.2007 RV)Lindi në Grudë (Jugosllavi) më 1 gusht 1922. Studimet e mesme i kreu në Kolegjën saveriane. Meshën e parë e çoi më 1946. Që nga ky vit u emërua famullitar në Shkrel, prej nga u transferua në Sheldi, ku qëndroi deri në vitin 1967, kur u mbyllen Kishat. Pas mbylljes së institucioneve fetare, punoi si punëtor krahu në Ndërmarrjen Bujqësore të Bushatit. Qe meshtar i formuar dhe artist i talentuar i artit skenik. Do të ishte bërë regjisor i njohur, po të mos i ndërpritej brutalisht krijimtaria. Vuri në skenë shumë pjesë teatrore, ndërmjet të cilave dramën "Flije Atdheut".
U arrestua ndërsa shërbente në Bushat, prej nga u dërgua me duar të lidhura në Ballsh të Sarandës, qytet në burgun e të cilit vdiq më 13 janar 1989, tre muaj para amnistisë së klerikëve. Në kishën e Shkrelit është vendosur një pllakë përkujtimore, ku lexohet emri i tij dhe ai i dom Ndré Zadejës, posht të cilëve - shënimi "Martir i Fesë".







All the contents on this site are copyrighted ©.