2007-01-10 18:52:18

Sonte presidenti Bush do të shpallë strategjinë e re për Irakun.


(10.01.2007 RV)RealAudioMP3 Me një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, sonte në orën 2 të natës me orën evropiane, presidenti amerikan Xhorxh Bush do t’i shpallë botës strategjinë e re për Irakun. Pritet që ai të dërgojë edhe 20 mijë ushtarë të tjerë në vend, në faza të ndryshme. Gjithashtu, brenda nëntorit 2007, të gjitha provincat irakiane duhet të kalojnë nën kontrollin e ushtrisë së Bagdadit.
Sipas gazetës amerikanase “Uashington Post”, për herë të parë, Bush përgatitet t’u japë krerëve ushtarakë, një urdhër për të cilin ata fillimisht nuk kanë qenë dakord. Janë bindur më vonë, duke marrë premtime për një impenjim më të madh ekonomik e politik në Irak.
Megjithëse sipas Kushtetutës, presidenti amerikan Bush ka të drejtë të vendosë vetë për një gjë të tillë, Senati dhe Dhoma e Deputetëve përgatiten të votojnë për strategjinë e re. Ky votim do të jetë simbolik, por do të nxjerrë në shesh edhe të gjithë republikanët që nuk janë dakord me presidentin. Demokratët në parlament shpresojnë kështu të arrijnë në një zgjidhje bi-partizan për Irakun, gjë që sipas tyre, mund të ndryshojë realisht situatën në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.