2007-01-10 18:37:40

Bashkësia e Shën Egjidit paraqet doracakun në ndihmë të të pastrehëve


(10.01.2007 RV)U paraqit sot në Romë Udhëzuesi i 17-të “Ku mund të hash, të flesh e të lahesh” i Bashkësisë së Shën Egjidit, doracak në ndihmë të njerëzve të pastrehë.
Kujtojmë se në Itali numri i të varfërve ka arritur shifrën 7 milion e 600 mijë, baraz me 13% të banorëve. Kjo e dhënë, që ka të bëjë me vitin 2005, u publikua sot paradite në Romë, gjatë paraqitjes së Udhëzuesit të 17-të “Ku mund të hash, të flesh e të lahesh”, botuar në kryeqytet dhe në qytete të tjera italiane dhe evropiane nga bashkësia e Shën Egjidit, duke pasur parasysh se varfëria nuk prek vetëm të huajt, por edhe shumë familje italiane, të cilave nuk u mjaftojnë të ardhurat deri në fund të muajit. Kemi të bëjmë kryesisht me njerëz që dalin nga burgu, që humbasin familjen, që sëmuren papritmas, që nuk arrijnë të gjejnë punë, që nuk mund t’i përballojnë qiratë, të cilat vijojnë të rriten, ndërsa jeta, të shtrenjtohet. E për emigrantët situata bëhet edhe më e rëndë, sepse ata arrijnë pa asgjë mbas shpirtit nga viset e tyre edhe më të varfëra e u duhen vite e vite për të shpëtuar nga mungesat e theksuara të mjeteve të jetesës. Drama bëhet posaçërisht tronditëse për ata që emigrojnë në Itali, ku nuk parashikohet asnjë ndihmë fillestare ekonomike, si në disa vende të tjera të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.