2007-01-08 16:35:36

400-vjetori i lindjes së imzot Frang Bardhit, shkrimtar e figurë e lartë kishtare në Prishtinë.


(29.11.06 RV) Festohet në diasporën shqiptare 400 vjetori i lindjes së Frang Bardhit. Ipeshkvi Frang Bardhi ka hyrë në historinë e kulturës kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet në historine e letërsisë shqipe me dy vepra origjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skënderbeut„. Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i perkiste një familjeje, pjestarët e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Me 1635 u emërua ipeshkëv i Sapës ( Zadrimë ). Në veprimtarinë e tij politike Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t'u çliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe. Vdiq në moshën 37-vjeçare. Më hollësisht për veprimtaritë në nder të tij, në Kosovë e gjetiu na informon Rabije Ibraj.RealAudioMP3
Imzot Frang Bardhi
(1606-1643)
Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606.
Rrjedh nga një familje e njohur, që për shumë kohë kishte nxjerrë arqipeshkvij dhe kapedanë dhe kishte lidhje me venedikun. Gjergj Bardhi ungji i tij, tregoi kujdes të veçante për Frangun, për shkollimin e tij dhe ngritjen ne hierarkinë fetare të vendit.
Mësimet fillestare i mori në rrethet e vendlindjes, dhe në moshën 22 vjeç u bë prift.
Studimet e larta i kreu në Itali, në kolegjin e ilirian të Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides, në Romë. Më 1635 u emëua Peshkop i Sapës (Zadrimë) ku shërbeu derisa vdiq në moshën 37 vjeçare.
U dallua si dijetar e krijues i zellshëm.


Relacionet e tij drejtuar Papës kanë shumë te dhëna për gjendjen e mjeruar të popullit nën zgjedhen turke, për zakonet, traditat etj etj.
Detyrën e Peshkopit e sheh jo vetëm si një misionar kishtar por edhe që të përgatisë të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të misionarve të huaj në viset shqiptare. Ai vetë kishte nxitur e derguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do merrnin ne dorë drejtimin e këtyre shkollave.


Ai mbeti megjithatë një ngafigurat më të shquara të kulturës shqiptare per kohën kur jetoi.
Autor i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqipe. Veprimtaria e tij i kalon caqet e përkthimeve fetare. Në historinë e kulturës shqiptare ka hyrë si leksikografi i parë shqiptar, si historia, folklorist dhe etnograf.
Bardhi la dy vepra origjinale: Dictionarium latino - epiroticum (1635, Romë ), ( " Fjalori latinisht - shqip" dhe "Skënderbeu" (1636, Venedik) (Apologji) Këto vepra e lidhin atë me humanizmin. Bardhi njofton vetë se ka përkthyer edhe libra fetarë, të cilët sot nuk njihen, dhe se ka shkruar disa relazione për viset shqiptare, të cilat kanë vlerë historike.


Fjalori latinisht -shqip" vepër të cilën e shkroi kur ishte student dhe e botoi me qëllimin e mirë siç shkruan vetë "... t'i ndihmonte gjuhës sonë që po bdaret e po bastardhohet sa më parë të ve..."
Fjalori përmban 2500 fjalë shqipe, dhe është fjalori i parë në shqip. Krahas spjegimit në latinisht jepet edhe ajo ne italisht, kurse në shtyllën shqip jep kuptimin ne turqisht, rradhë në sllavisht, që dëshmon për njohje nga Bardhi të këtyre gjuhëve. Krahas fjalëve jepen edhe togfjalësha që tregojnë përdorimin e tyre.
Për herë të parë gjuha shqipe përballohet me një gjuhë aq të përpunuar sa latinishtja.
Përkthimi shqip mbeshtetet kryesisht në gjuhën popullore. Me ketë vepër zë fill leksikologjia shqiptare e Bardhi quhet Leksikologu i Parë Shqiptar.
Në fund të fjalorit autori ka përfshirë edhe material gjuhësor.








All the contents on this site are copyrighted ©.