2007-01-06 18:54:21

Mesazh i Papës në 25-vjetorin e vdekjes së kardinalit kroat Sheper.


(6 janar 2007 RV) Papa Bendikti XVI kujton në një mesazh, kardinalin kroat Franjo Sheper, ish-prefektin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë, në 25-vjetorin e vdekjes. Një njeri në shërbim të Kishës, që ka dëshmuar fenë e dashurinë ndaj së vërtetës, shkruan Papa në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve të përkujtimit të kardinalit, që u zhvillua dje në Zagreb. Qe vetë kardinali i atëhershëm Jozef Racinger, ai që zëvendësoi kardinalin Sheper pas vdekjes. “Nga njohja e personalitetit dhe e veprës së kardinalit Sheper – shkruan Ati i Shenjtë – del në pah një jetë kushtuar dëshmisë së fesë në realizimin e dashurisë ndaj njeriut në shërbimin ndaj Kishës”. Kardinali Sheper ka qenë kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Jugosllave dhe më pas, në krye të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, realizoi reformën dhe riorganizimin e dikasterit vatikanas.







All the contents on this site are copyrighted ©.