2007-01-06 18:55:36

Dita Botërore Misionare e Fëmijëve. Për Shkodrën një pjesë e solidaritetit të fëmijëve të botës.


(6 janar 2007 RV) Kremtohet sot Dita misionare botërore e fëmijëve me temën: “Krishti është ringjallur: fillon misioni”. Këtë vit ka të bëjë fortësisht me Shqipërinë, siç do ta shohim më poshtë. E themeluar në vitin 1843 nga ipeshkvi francez, imzot Forbin Janson, dhe organizuar nga Vepra Papnore për Fëmijërinë Misionare, që nga viti 1950 me vendim të Papës Piu XI, kremtohet në ditën e festës së Dëftimit të Zotit. Kjo vepër papnore ka si moto: “fëmijët ndihmojnë fëmijët” dhe mbledh kontribute për të realizuar projekte në të gjithë botën. Kremtimi i Ditës Botërore Misionare të fëmijëve bëhet në nivelin e famullisë e të dioqezës. Gjatë Meshës së sotme, fëmijët çojnë në elter shumën e parave të mbledhur gjatë Kohës së Ardhjes dhe bëjnë propozime për projektet që duan të realizohen me atë shumë. Këtë vit janë propozuar pesë iniciativa: për Afrikën, ndihma ndaj jetimores së Shën Kizitos; për Amerikën, material formativ për Kolegjin shën Hozè di Pan de Acùkar ne Uruguaj; për Evropën, një qendër ditore për fëmijët e të rinjtë e Shkodrës në Shqipëri; për Oqeaninë, ndërtimi i një shkolle fillore në Papua Guinea e Re e së fundi, për Azinë, mbështetja e disa fëmijëve në zonën më të varfër të Ashgabatit në Turkmenistan.








All the contents on this site are copyrighted ©.