2007-01-06 17:52:02

Atë Zef Pllumi o.f.m. merr çmimin “Penda e Artë”


(6 janar 2007 RV) Më 28 dhjetor Atë Zef Pllumi, shkrimtari françeskan i mirënjohur, mori në Tiranë çmimin “Penda e Artë”, dhënë nga juria e konkursit “Penda e artë dhe e argjendtë”, për librin e tij trevëllimësh “Rrno vetëm për me tregue”, vepra letrare më e lexuar në Shqipëri për vitin që u mbyll.
Në dorëzimin e këtij çmimi ministri i kulturës z. Bujar Leskaj u shpreh ndërmjet tjerash se kjo vepër “edukoi estetikisht dhe moralisht letërsinë shqipe të këtyre viteve”. Ndërsa për Atë Zefin dhënia e çmimit është mbi të gjitha njohje e së drejtës për ekzistencë të gegnishtes.
Por më hollësisht për këtë ngjarje që nderoi krejt Provincën Françeskane Shqiptare, le të ndjekim bisedën që zhvilloi kryeredaktori i programit shqip të Radio Vatikanit Dom David Gjugja me vetë Atë Zef Pllumin o.f.m në Shkodër, në Kuvendin e Giuhadolit...RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.