Sapa ka ipeshkvin e vet të ri, imzot Lucian Agustinin.
(5 janar 2007 RV) “Zoti është fuqia dhe ndihma ime”: janë fjalët e ipeshkvit
të ri të Sapës në Shqipëri, imzot Lucian Agustinit, i cili sot u shugurua nga duart
e imzot Angelo Massafrës, kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës dhe mori në dorëzim detyrën.
Të dëgjojmë informacionin e Violeta Marashit, e cila ndoqi ngjarjen për ne...