2007-01-02 15:15:19

Emisioni i lajmeve i Radio Vatikanit mbush 50 vjet


(1.1.2007 RV) Si sot me 1 janar 1957 lindi programi i lajmeve i Radio Vatikanit. Dhjetë muaj më vonë do t’u themelonte edhe Qendra transmetuese e Santa Maria di Galeria, dy mjete në shërbim të informimit dhe të përhapjes së fjalës së Atit të Shenjtë. Mbi rëndësinë historike të tyre flet Atë Federiko Lombardi S.J., drejtor i përgjithshëm i Radio Vatikanit dhe përgjegjës i Sallës së Shtypit të Selisë Shenjtë. Ta dëgjojmë...
RealAudioMP3 Ndërsa viti i 75-vjetorit të themelimit të Radio Vatikanit u mbyll, po hapet një tjetër gjatë cilit kemi data të rëndësishme të familjes sonë për t’u përkujtuar.
Me 27 tetor do të mbushen 50 vjet nga inaugurimi i Qendrës së Transmetimit të Santa Maria di Galera nga ana e Papës Piut XII, [...] kurse sot me 1 janar mbushen 50 vjet nga lindja e programit të lajmeve të Radio Vatikanit. Natyrisht transmetimet tona informuese nuk patën lindur atëherë. Që prej dhjetë vjetësh, së paku që nga 1946, ekzistonte një program lajmesh i përditshëm pasdreke. [...] Ishte në shtatë gjuhë: italisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht, portugalisht, gjermanisht dhe polonisht.

Kalimi te “Radio revista”, nën udhëheqjen e jezuitit dinamik, Atë Federiko Faruzi, ndoshta në shikim të parë mund të jetë dukur vetëm një ndryshim në titujt programesh, një modernizim sipërfaqësor. Në të vërtetë shënonte një kthesë, një zhvillim të mëtejshëm që u dha aktiviteteve informuese të përditshme nga aktualiteti një rol kryesor në krejt veprimtarinë e Radio Vatikanit, dhe që dalëngadalë i bën këto pikë referimi gjithnjë e më me peshë si për dëgjuesit, ashtu edhe për redaktorët e programeve në gjuhë të ndryshme.[...]







All the contents on this site are copyrighted ©.