2006-12-31 18:20:19

Zoti që e kërkurorëzon këtë vit me mirësinë e Tij Hyjnore, ju pasuroftë me dhanti e të mira qiellore gjatë tërë vitit të ri 2007-të.


(31.12.06. RV) Urimi jonë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mirat të të gjithëve. T’ia besojmë, pra, Atij dëshirat e planet tona. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjen plot besim:
Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar e drita e amshuar, me Birin e me Shpritin nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje, në shekuj pa mbarim. Amen! Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim përësi shpresën tonë. Ti, në Krishtlindje i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë. Uroj që çdo njeri vullnetmirë të provojë dashurinë e paqen tënde Hyjnore, o Atë i ynë Qiellor.Amen!”







All the contents on this site are copyrighted ©.