2006-12-31 18:19:44

Te Deum - Lutje falënderimi drejtuar Zotit nga Papa për vitin 2006 dhe urimet për 2007


(31.12.06. RV)RealAudioMP3 Lamtumirën publike këtij viti të vjetër që po mbyllet, Papa Racinger ia dha sot pasdite në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku udhëhoqi kremtimin solemn të lutjës së mbrëmsores dhe të lutjes “Te Deum” përmes së cilës falenderoi Zotin për gjitha të mirat.
“ Vepra e ditë, bekojeni Zotin, falenderojeni e lavdërojeni Emrin e Tij të Shenjtë”. Vëllezër e motra, në mbarim të vitit civil, në bashkim me Shën Marinë, Nënën e Zotit, kjo liturgji e lutjes së mbrëmsores bëhën falenderim e lavd për të gjitha të mirat që Ati i Amshuar Qiellor ka bërë për ne gjatë vitit të kaluar. Dhuratat e tija hyjnore kanë qenë më të mëdha se sa pabesnikëritë tona.
Të këndojë zemra jonë plot mirënjohje për atë që kemi marrë prej Tij,
të këndojë më shpresë të sigurt për të mirat e ardhshme”. Kështu tha Papa në fillim të lutjes së “Te Deum-it” ndërsa homelinë e liturgjisë së lutjës së mbrëmsores, Benedikti XVI foli mbi përmasen dhe domethënien e kohës duke ftuar ta përqendrojmë vështrimin mbi Jezusin Foshnje, Diellin e ri që u shfaqë në horizontin e njerëzimit:
“Tema e parë, shumë sugjestionuese (magjepse), është ajo lidhur me përmasën e kohës. Në orët e fundit të çdo viti qiellor, vërejmë përsëritjen e disa “riteve” të kësaj bote mondane që, në kontekstin aktual, kryesisht kanë tipare dëfrimi, që shpesh jetohet si ikje e largim nga realiteti, gati si për ti larguar aspektet negative e për të siguruar mbarësitë e parritshme”.
E këtu Papa nënvizoi se udha drejt lumturisë së vërtetë është Krishti, në Të njeriu gjenë cilësinë dhe bukurinë e jetës:
“Sa e ndryshme duhet të jetë sjellja e Bashkësisë kristiane! Kisha është e thirrur ti jetojë këto orë duke i bërë të vetat ndjenjat e Virgjërës Mari. Kisha është e thirrur së bashku më Të ta mbajë të fiksuar shikimin mbi Jezusin Foshnje, Diellin e ri të shfaqur në perspektivën e njerëzimit dhe, e ngushëlluar nga drita e tij, të përkujdesët ti paraqesë Atij “gëzimet e shpresat, trishtimet dhe vështirësitë e njerëzve të ditëve tona, problemet e të varfërve e sidomos të atyre që vuajnë” (khr Konc. Vat. II, Kusht. Gëzim e shpres,1)”.
Në vjim të homelisë Ati i Shenjtë Jozef Racinger u ndal tek dy vlerësimet e përmasës së “kohës”, njëri sasior e tjetëri cilësor .
“Nga njëra anë, cikli diellor me ritmet e veta; nga ana tjetër, ai që shën Pali e quan “plotësim i kohës” (Gal 4,4), që është momenti kulmor i historisë së gjithësisë dhe i gjinisë njerëzore, kur Biri i Zotit lindi në botë. Koha e premtimeve është plotësuar e, kur shtatëzania e Marisë arriti në mbarimin e vet, “toka – sikur thotë Psalmi – e dha frytin e vet” (Ps 66,7)”.
“Ardhja e Mesisë, paralajmëruar nga Profetët, është ngjarja cilësore më e rëndësishme e tërë historisë, në të cilën e ka kuptimin e vet të mbramë dhe të plotë. Nuk janë koordinatat historiko-politike që kushtëzojnë zgjedhjet e Zotit, por, përkundrazi, është ngjarja e Mishërimit (të Krishtit) që e “mbushë” me vlerë e domethënie historinë. Këtë mund ta pohojmë ne që vijmë pas dymijë vjetësh nga ajo ngjarje, ne që kemi njohur të gjitha ngjarjet e Jezusit, deri në vdekjen dhe ngjalljen e tij. Ne, jemi njëkohësisht dëshmitarë të lavdisë së tij e të përvujtërisë së tij, dëshmitarë të vlerës së pakufijshme të ardhjes së tij e të respektit që Zoti ka për ne njerëzit e për historinë tonë. Ai nuk e ka mbushur kohën duke zbritur në të prej së larti, por “nga brendësia”, duke u bërë farë e vogël për ta udhëhequr njerëzimin deri në rritjen e pjekurinë e plotë.
“Ky stil i Zotit ka vepruar në atë mënyrë sa që është dashur një kohë e gjatë përgatitjeje për të mbërritur nga Abrahami deri te Jezu Krishtit, e pas ardhjes së Mesisë historia nuk ka mbaruar, por ka vijuar rrjedhën e vet, që në shikimin e jashtëm duket përherë e njëjtë, po në relitet tashmë është e vizituar nga Zoti dhe e orijentuar drejt ardhjes së dytë e përfundimtare të Zotërisë Jezus, në mbarimin e kohërave. E mund të themi se simboli i tërë kësaj, sakramenti i tërë kësaj është Amësia e Marisë, e cila në të njëjtën kohë është ngjarje njerëzore e hyjnore”.
Theotòkos, Nënë e Zotit: çdo herë që recitojmë lutjen ‘Të falemi Mari’, ne i drejtohemi Virgjërës me këtë titull, duke iu drejtuar asaj që të lutet “për ne mëkatarët”. Në mbarimin e këtij viti, e ndjejmë nevojën të lutemi krejt në mënyrqë të posaçme duke kërkuar ndërmjetësimin e Shenjtënueshëm Mari për qytetin e Romës, për Italinë, për Evropën e për mbarë botën. Asaj (Zojës së Bekuar), që është Nënë e Mëshirës hyjnore të mishëruar, ia besojmë sidomos situatat në të cilat vetëm hiri i Zotit mund të sjellë paqen, ngushëllimin, drejtësinë. “Asgjë nuk është e pamundshme për Zotin” (Lk 1,37), këtë e dëgjoi Virgjëra nga Engjëlli i Zotit që i kumtonte amësinë e saj hyjnore. Maria besoi, e për këtë është e lumtur (krh Lk 1,45). Ajo që është e pamundshme për njeriun, bëhët e mundshme për atë që beson (krh Mk 9,23).
Prandaj, derisa mbyllet 2006-shi e duket agimi i 2007-shit, ti kërkojmë Nënës së Zotit të na fitojë dhuratën e fesë së pjekur: atë fe që sa më tepër ti përngjajë asaj, një fe të pastër, të bindur, të përvujtë e njëkohësisht guximtare, plotë shpresë dhe entuziazëm për Mbretërinë e Zotit, një fe që shpartallon çdo fatalizëm e që bashkëpunon me gëzim e gatishmëri me vullnetin hyjnor, të bindur se Zoti nuk do asgjë tjetër përpos dashurisë e jetës, gjithmonë e për të gjithë”.
O Mari, na e falë fenë e vërtetë e të pastër. Qofshë ti përherë e falenderuar dhe e bekuar, shenjta Nënë e Tenzot! Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.